alt


SHPALLJA PËR REKRUTIM TË BRENDSHËM

Institucioni: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Titulli i vendit të punës: Drejtor i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik

Vendi: Ferizaj dhe Mitrovicë

Kategoria funksionale/Grada: ST/1100, Grada 4

Raporton: Drejtorit Ekzekutiv në IKSHPK

Nr. Referencës:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe është përgjegjës për punën e gjithëmbarshme të QRSHP dhe siguron që funksionet e besuara janë duke u përmbushur në mënyren e duhur;
  • Udhëheq dhe mbikëqyre punën e stafit të QRSHP me qëllim të ushtrimit të detyrave në mënyrë efikase, efektive dhe të përgjithëshme dhe në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i vizionit të qartë strategjik për QRSHP dhe shërbimet e tij në përputhje me qëllimet e politikës dhe strategjisë shëndetësore të Kosovës si dhe nevojat për ri-organizim të Qendrave Rajonale;
  • Sigurimi i zbatimit të shërbimeve të nivelit tretësorë të kujdesit shëndetësor në lëmin e shëndetësisë publike;
  • Përcjellja dhe analiza e gjendjes shëndetësore të populates në rajonet perkatese;
  • Ndërmarrja dhe menaxhimin e masave në rast të ndonje epidemie eventuale në rajonet përkatese;
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe vjetore, dhe për punën e tij raporton tek Drejtori Ekzekutiv në IKSHPK;
  • Me autorizimin e Drejtorit Ekzekutiv merr pjesë në takime me institucionet, vendore dhe ndërkombetare në cilësin e përfaqësuesit të QRSHP;
  • Detyra të tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale – të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar brenda institucionit Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Shkollimi i kërkuar: Diploma Universitare në drejtimet: Mjekësis (Specializim në Shëndetësin Publike,) Menaxhmentit Shëndetësor.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku 7 (Shtatë) vite përvojë pune në sistemin shëndetësor;
  • Së paku 4 vite përvojë menaxheriale;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktimit të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 21/2012 Për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civilë dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës.

Afati i Konkursit prej: 17.06.2016 deri 01.07.2016

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren ne recepcion dhe dorëzohen në zyrën e personelit, Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Për informata të hollësishme mund të kontaktoni Zyrën e Personelit në tel: 038 / 551-431 prej orës 08:00 - 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Last Updated (Thursday, 16 June 2016 10:46)