Epidemiologjia si shkencë dhe disciplinë mjekësore në Kosovë tashmë ka një traditë dhe rutinë të përsosur. Kjo veprimtari në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës realizohet në Departamentin e Epidemiologjisë. Detyrat e epidemiologjisë janë përcaktuar në bazë të nevojave aktuale të problematikës shëndetësore në Kosovë. Ndër këto detyra më prioritare janë:

Mbikëqyrja, hulumtimi dhe parandalimi i sëmundjeve ngjitëse dhe jongjitëse;
Matja e frekuencës dhe përhapjes së sëmundjeve, hulumtimi i etiologjisë së tyre;
Intervenimi në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve me ndërmarrjen e masave profilaktike dhe kundërepidemike.

Aktivitetet e Departamentit të Epidemiologjisë:

  • Përforcimi i shërbimeve epidemiologjike në Kosovë;

  • Përforcimi i rrjetit kombëtar për gadishmëri dhe përgjigje ndaj sëmundjeve ngjitëse;

  • Mbikëqyrja e sëmundjeve kronike dhe faktorëve të rrezikut;

  • Plani i aksionit për epidemiologjinë e ambientit dhe vatrat endemike në Kosovë;

  • Programi EPI me aksent të veçantë në eliminimin e paralizës së fëmijëve, fruthit dhe tetanozit neonatal

  • Zvoglimi i incidencës dhe vdekshmërisë nga sëmundjet vaksinë-preventabile, sëmundjet ngjitëse dhe parazitare;

  • Zhvillimi i planit strategjik për sëmundje bioterroriste dhe zoonoza;

  • Plani i aksionit për ITR/IST/HIV/AIDS;

  • Kontrollimet sanitare dhe infeksionet intrahospitalore;

  • DDD profilaktik dhe kundërepidemik;

  • Puna edukative, hulumtuese dhe shkencore;

  • Bashkëpunimi me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.