alt

Pasi OBSH ka shpallur emergjencë ndërkombëtare kundër Ebolës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës ka ngritur shkallën e gadishmërisë në rast të shfaqjes së rasteve të kësaj sëmundje me fatalitet të lartë.

Kujdesi në parandalimin e sëmundjes është shtuar duke pasur parasysh se nuk ka nevojë për panik dhe duke e ditur se virusi nuk po përhapet përmes ajrit, por me kontakt direkt me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar.

Duhet pasur kujdes se virusi mund të bartet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Sëmundja përhapet gjatë të kontaktit të afërt me gjakun, sekretet, organet dhe lëngjet tjera trupore të kafshëve të infektuara.

Në Afrikë, infeksioni shkaktohet si pasojë e manipulimit të shimpanza, gorilla, lakuriqë, antilopë dhe kafshë tjera të infektuara. Personi i cili infektohet me virusin Ebola gjatë kontaktit me kafshë bëhet infeksioz për personat e tjerë sidomos gjatë periudhës së gjakderdhjes.

Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës.

Ky virus vdekjeprurës, nuk paraqet ende rrezik për Kosovën. Trajtimi i të infektuarve eventual mund të bëhet në shërbimin spitalorë të Kosovës tա përgaditur dhe trajnuar të diagnostikojnë sëmundjen klinikisht dhe të vehet diagnoza laboratorike.

Instituti Kombëtar rekomandon të gjithë shtetasit e Kosovës që mos të udhëtojnë në vendet afrikane ku është shfaqur virusi vdekjeprurës, Ebola. Kosova ka shumë pak qytetarë që iu bie të udhëtojnë në vendet ku është shfaqur Ebola. Edhe nëse dikush duhet të udhëtojë për atje këtë nuk mund ta bëjë pa vizë, kështu që nëse rastësisht ndonjë diplomat apo dikush tjetër udhëton në ato vende, ata se pari lajmërohen në Institutin e Kosovës për Shëndetësi Publik (IKSHP) për marrjen e vaksinave të parapara sipas trafikut ndërkombëtar dhe këta qytetar në këtë mënyrë do të jenë nën kontrollin e institucioneve shëndetësore kosovare dhe poqese patjetër duhet të udhtojnë udhëzohen për masat mbrojtëse.

Last Updated (Sunday, 10 August 2014 08:22)