Më 29 shtator për Ditën Botërore të Zemrës, ju dhe familja juaj merrni masa për të jetuar më  mirë, më gjatë, me  zemër të shëndoshë

VEPRONI MENJËHERË për të mbrojtur zemrën e atyre që ju i doni: familjen, e në veçanti gratë dhe fëmijët

alt

Rëndësia  e sëmundjeve kardiovaskulare (SKV)

Sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru,
marrin jetë para kohe, duke qene shkaktari numër një i vdekjeve.

Në botë çdo vit vdesin 17.3 milion njerëz nga sëmundjet kardiovaskulare , me tepër se sa se bashku malaria, HIV/AIDS dhe tuberkulozi me 3.86 milion vdekje në vit.

Është vetëm mit që sëmundjet kardiovaskulare më së shumti paraqiten tek meshkujt dhe popullata me moshë të vjetër. Në kundërshtim me këtë është konstatuar se gratë janë të  rrezikuara në mënyrë të barabartë me burrat nga vdekjet që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare, përderisa fëmijët janë shumë të prekshme nga këto sëmundje.

Nga sëmundjet kardiovaskulare çdo vit vdesin një në tri femra, ndërsa 1 milion fëmijë në tërë botën lindin me të meta kongjenitale në zemër.

Së bashku ne mund të parandalojmë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru

Vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare janë të parandalueshme.

Individët, familjet, komuniteti dhe qeveria, të gjithë se bashku duhet të punojnë  për të shmangur
barrën fizike, emocionale dhe financiare të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare.

Veprimi i menjëhershëm është i nevojshme për të siguruar një të ardhme me zemër të shëndetshme për të gjithë.

Shumica e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru mund të parandalohen duke ndërruar stilin e jetesës, duke aplikuar ndryshime të shëndetshme: ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe ndalimi i përdorimit të duhanit.

Përpjekjet për të inkurajuar stilin e shëndetshëm të jetës duhet filluar që nga ngjizja e deri në fund të jetës.

Rol të rëndësishëm në inkurajim luan familja dhe shoqëria si: politikëbërësit, profesionistët e kujdesit shëndetësor, duke bërë të mundur jetën me zemër të shendosh.

alt



Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm

Duhet pasur kujdes gjatë konsumimit të ushqimit me yndyrë, sheqer dhe kripë të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime ndihmon parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Mbipesha është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe goditjes në tru. Në botë llogaritet të ketë një në dhjete nxënës me mbipeshë.


Ju nuk keni nevojë të ndaloni konsumimin e ushqimit

Provoni ta reduktoni sasinë e ushqimit jo të shëndetshëm dhe rriteni sasinë e ushqimit të shëndetshëm.

Zëvendësoni ushqimin, në vend të ushqimit  jo të shëndetshëm si ëmbëlsirës merrni  një frutë.

alt

Aktiviteti fizik nuk është thjesht vetëm të ushtrosh por gjithashtu përfshinë:

  • Lojën në natyrë me fëmijët
  • Kryerja e punëve të shtëpisë
  • Vozitja me biçikletë
  • Ecja – mos praktikimi i transportit publik ose automobilin për rrugë të shkurtra

Thuaj duhanit JO

Gjysma e fëmijëve të botës janë të ekspozuar në  tym të duhanit.

Në botë 600 000 jo-duhanpirës duke përfshirë edhe fëmijë, vdesin nga ekspozimi në tymin e duhanit. Pirja e duhanit shkakton 10%  të sëmundjet kardiovaskulare.

Me  ndalimin  e pirjes se duhanit pas 15 vjetëve, rreziku  për një sulm në zemër bie në të njëjtin nivel sikur te jo duhanpirësit.

Mjeku juaj, farmacisti, punëdhënësi, miqtë, familja juaj, që të gjithë mund t`ju ndihmojnë juve për të ndaluar pirjen e duhanit

alt

Last Updated (Friday, 26 September 2014 07:12)