alt


06 shkurt 2015

Komunikatë për media

Vërshimet në disa rajone të Kosovës

Vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonëshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papëpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe  sistemi i  përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga prrojet dhe lumenjt ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në siprfaqe materje fekale.

 

Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat  laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

 

Duke patur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Malishevën e Artanën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:

1. Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.

2. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit.

3. Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.

4. Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.

5. Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike.

6. Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara.

Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.


Last Updated (Friday, 06 February 2015 17:47)