alt

IKSHP  anëtar  i  Rrjetit  të Evropës  Juglindore për  sigurinë e ushqimit dhe kontrollin e kualitetit

Prishtinë, 30 tetor 2015

Një delegacion i  Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët  të 12 shteteve të Evropës Juglindore në Zagreb, ku të enjten u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e Rrjetit të Evropës Juglindore për sigurinë e ushqimit dhe kontrollin e kualitetit, me të cilin Kosovës i hapen dyert evropiane të marrjes së  fondeve në hulumtimin e sigurisë së ushqimit, investimin në diagnostikimin e ushqimit të shëndoshë dhe parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse kronike.

IKSHPK me këtë ngrit edhe më lartë shkallën e sigurisë së ushqimit dhe kontrollin e kualitetit, duke pasur parasysh se laboratorët e saj, janë të akredituar me standardet evropiane ISO 9001 dhe 17025.

Last Updated (Friday, 30 October 2015 13:54)