Shënohet edhe në Kosovë Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikë

Prishtinë, 15 nëntor 2015

Të nderuara media,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në shënimin e Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët, që do të organizohet me datën 16 Nëntor 2015 ( e hënë), nga ora 10:00 deri në 11:30 në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.

Me këtë rast do të prezantohen të dhënat e reja mbi rezistencën globale dhe lokale në antibiotikë si dhe do të promovohet përkthimi shqip i Udhërrëfyesve të OBSh-së për Higjienën e duarve në Kujdesin shëndetësor.

###

Java Botërore e Vetëdijësimit për Antibiotikët
Lokacioni: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,
Kati IV (Salla e Konferencave)
Data : E hënë, 16 nëntor, 2015

Agjenda:

9.30-10.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10.00-10.35 Hapja e Konferencës pasuar nga fjalët e rastit:

PËRFAQËSUESI i MSH-së
SKËNDER SYLA, Shef i Zyrës së OBSH në Kosovë
CURR GJOCAJ, Drejtor i SHSKUK
NASER RAMADANI, Drejtor i IKSHPK

10.35-11.15 LUL RAKA,
“Antibiotikët dhe rezistenca: risitë globale dhe lokale”

11.15-11.25 SAMI UKA,
Promovimi i përkthimit të OBSH: 
“Udhërrëfyesit e OBSH-së për higjienën e duarve në kujdesin shëndetësor”

###

Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikët 
(16-22 Nëntor)


INFORMACION PËR MEDIA

ÇKA ?

Rezistenca andaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit global. Ajo po rritet me ritëm të frikshëm në të gjitha pjesët e botës. Shfaqja dhe përhapja e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për ardhmërinë e fëmijëve tanë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë për herë të parë po udhëheq një fushatë globale me moton “ Antibiotikët: përdorni me kujdes” duke ftuar individët, qeveritë, profesionistët shëndetsorë e bujqësorë të ndërmarrin veprime konkrete për ta adresuar këtë problem urgjent.

Java Botërore e Vetëdijësimit për Antibiotikët ka për qëllim të ngrit vëtëdijësimin për rezistencën globale antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punëtorët shëndetsorë dhe vendimmarrësit për ta shmangur shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Porositë kryesore për popullatën janë :

- Mos merrni antibotikë pa përshkrim nga mjeku;

- Antibiotikët NUK kanë kurrfarë dobie nëse keni ftohje (flamë) apo grip;

- Nëse keni nevojë për antibiotikë, atëherë përdorni ato me përgjegjësi;

- Përmbajuni këshillës së mjekut Tuaj për orarin dhe mënyrën e përdorimit të antibiotikëve;

- Pyeteni mjekun apo farmacistin për mënyrën e hedhjes së antibiotikëve të mbetur.
KUSH?

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Zyrën e OBSH në Kosovë, me datën 16 Nëntor 2015 do të shënojnë “Javën Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët ” .

SI?

Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me mbajtjen e një takimi pune dhe konferencës për shtyp, mbajtjen e ligjëratave ne Fakultetin e Mjekësisë si dhe shpërndarjen e materialeve-edukativo shëndetësore në institucionet shëndetësore .

Ku ?

Takimi do të mbahet në IKSHPK më 16.11.2015 në ora 10:00 -11:30.

Gazetarët, fotografët dhe pjesëtarët tjerë të mediave ftohen që të marrin pjesë në shënimin e këtij aktiviteti, duke i intervistuar popullatën në dëshminë dhe përpjekjen e tyre për shënimin e kësaj dite shumë të rëndësishme për të gjithë.

Last Updated (Sunday, 15 November 2015 15:19)