Ka filluar shpërndarja e vaksinës Pentavax në QKMF-të e Kosovës
Në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas Programit të vaksinimit
Prishtinë, 5 prill 2016
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftojnë qytetarët e vendit se me datë 4 prill 2016, në Kosovë kanë ardhur 94.000 doza të Vaksinës Pentavax (DPT/Hep B/HiB) për vaksinimin e fëmijëve sipas Programit të Zgjeruar të Imunizimit.
Këto vaksina janë të prodhuara na janar të këtij viti, ndërsa pas regjistrimit të tyre, sot ka filluar shpërndarja e tyre dhe janë informuar të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sasia e vaksinave që marrin komunat varet nga kërkesat e tyre.
Në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas Programit të vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë shpreh kënaqësinë për nivelin e lartë të vetëdijesimit të prindërve për vaksinimin e fëmijëve dhe siguron se Programi i Zgjeruar i Imunizimit të fëmijëve në Kosovë, do të jetë edhe gjatë këtij viti një nga programet më të suksesshme të shëndetësisë kosovare.
Last Updated (Tuesday, 05 April 2016 09:54)