Mirë se vini
Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike PDF Print E-mail
Written by Administrator   
Sunday, 20 January 2008 05:42

Prishtinë, 24 janar 2008

Presidenti i Kosovës, Prof. dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në krye me drejtorin Prof. Ass. Dr Naser Ramadani.

 

 

Drejtori i IKSHPK-së, Prof. Ass. Dr. Naser Ramadani e ka njohur Presidentin Sejdiu me punën e Institutit. Ai theksoi se IKSHPK si institucion i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës, është institucion strategjik me rëndësi të veçantë kombëtare duke pasur parasysh rolin e tij në përgatitjen dhe implementimin e strategjive dhe politikave shëndetësore, si dhe diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Duke e vlerësuar rolin e IKSHPK-së në fushën e shëndetësisë, Presidenti Sejdiu theksoi se IKSHPK ka peshën e vet të veçantë në ruajtjen e shëndetit të popullatës.Presidenti Sejdiu shprehu besimin se IKSHPK do të ketë rolin e tij të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë së përkujdesjes shëndetësore dhe parandalimit të sëmundjeve, si dhe zhvillimin e punës hulumtuese-shkencore dhe ngritjen profesionale të punëtorëve shëndetësor. Ai premtoi përkrahjen e tij të vazhdueshme për punën dhe projektet e këtij instituti.Drejtori Naser Ramadani në emër të IKSHPK e uroi Presidentin Sejdiu për rizgjedhjen President i Kosovës dhe i shprehu atij gatishmërinë e plotë të IKSHPK për të bashkëpunuar në të mirë të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit.
Last Updated ( Tuesday, 12 February 2008 03:56 )
 
Lajmet PDF Print E-mail
Written by Administrator   
Sunday, 20 January 2008 18:51

Ministri i Shëndetësise Prof. Dr. Alush Gashi vizitoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Më 18 Janar 2008 Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr.Alush Gashi me bashkëpunëtorë u takua me Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Dr Ass Naser Ramadani, ku vlerësoi lartë rolin e Institutit në Shëndetësinë kosovare dhe ofroi  bashkëpunim të ngushtë mes këtyre dy Institucioneve të larta shëndetësore.

Instituti Kombëtar do të angazhohet me të gjitha potencialet profesionale dhe shkencore në realizimin e Deklaratës Strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përshpejtimin e reformave në shëndetësinë kosovare.

Last Updated ( Sunday, 17 February 2008 09:18 )
 
Organigrami PDF Print E-mail
Written by Administrator   
Saturday, 16 February 2008 03:52

 
 ORGANIGRAMI

 

Last Updated ( Wednesday, 05 March 2008 01:25 )